Trajnim mbi përgatitjen profesionale për tregun e punës

Ditën e sotme u zhvillua takimi i organizuar nga Zyra dhe Klubi i Karrierës në bashkëpunim me ekspertin e karrierës, Prof. Erion Muça.

Ky aktivitet kishte në fokus trajnimet praktike mbi mënyrat dhe format novatore, kreative dhe strategjike të kërkimit dhe gjetjes së një pune.

Gjatë takimit, studentët u njohën me teknikat efektive për hartimin e një CV-je dhe letër motivimi profesionale, si dhe me format më të suksesshme për zhvillimin e një interviste pune rezultative.

Atmosfera interaktive, shembujt praktikë dhe këshillat konkrete bënë që ky sesion të shërbejë si një udhërrëfyes i vlefshëm për studentët në përgatitjen e tyre drejt tregut të punës.